Mos e bëni më pyetjen “Si jeni?”, tingëllon…

14:45 | 9 Maj 2017

Shumë prej nesh në të shumtën e kohës kur bisedojmë me miqtë, pyetja e parë që bëjmë është “si je?”

Pyetja mund të jetë e zakonshme, ndërkaq përgjigja vjen e pranueshme për shoqërinë, “mirë”.

Problemi është se përgjigja “jam mirë” nuk është shpesh herë e vërtetë. Dhe nëse e pyesni dikë që ka shumë probleme në jetë, mund të tingëllojë shumë e ftohtë, transmeton lajmi.net

Shefja e operimit të Facebookut, Sheryl Sandberg, shpesh është ndjerë kështu kur miqtë e kanë pyetur “si je” pas vdekjes së bashkëshortit, Dave Goldberg, në vitin 2015.

“Pasi vdiq burri im, kuptova se pyetja standarde amerikane ‘si je?’ është me të vërtetë një pyetje e rëndë për t’u përgjigjur.”

“Kur njerëzit janë duke vuajtur dhe e dimë për këtë, kjo pyetje mund të duket e vështirë. Pa dashje, mendoj se s’do ta keqkuptojë njeri, kjo tregon mungesën e ndjeshmërisë.”

Në vend të kësaj pyetjeje, është më mirë të thuhet “si je sot?”

Drejtpërdrejtë, ajo thotë se çon në përgjigje më të pranueshme për personin që pyetet, më e afërt.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara