Mitet që besohen verbërisht po që nuk janë të vërteta

16:21 | 6 Dhjetorë 2018

Çdo njeri ka marre paralajmërime nga mamaja para se te dal nga shtëpia, sidomos për të ftohurën. Ekzistojnë disa mite që njerëzit i besojnë verbërisht, por ne fakt nuk janë të vërteta. Tashme, janë zbuluar arsyet perse mitet janë definitivisht të rreme.

  1. Nëse del jashtë me flokë të lagur, mund të sëmuresh

Nëse bën dush para se te shkosh ne shkolle apo pune nuk ke kohe te thahesh, merr paralajmërim nga mamaja se do sëmuresh. Kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

E ftohura dhe viruset mund te merren ne çdo kohe, edhe ne stinën e verës. Arsyeja perse shoqërohen me shume me mot te ftohte është se njerëzit mblidhen ne hapësira te vogla për ngrohtësi dhe viruset kalohen me lehtë.

  1. Muskujt kthehen ne shëndet nëse nuk bëni ushtrime

Ushtrimet dhe palestra ndryshojnë raportin e yndyrës se muskujve ne trup. Nëse ndërprisni punën ne palestër, muskujt nuk do te kthehen ne shëndet. Gjithçka lidhet me qelizat e muskujve qe rriten dhe shumohen kur ushtroheni.

  1. Një gotë verë në ditë është e mirë për ju

Doktori nuk do qëndrojë larg jush nëse pini një gote vere ne dite. Ky mit është i bazuar tek studimet rreth atyre qe pijnë një gote vere te kuqe ne dite, pa marre parasysh zakonet e tjera. Çdo ditë bëhen studime rreth kësaj teme. I fundit thotë se alkooli ndikon ne zhvillimin e kancerit.

  1. Nëse flini me sytjena, rrezikoni te zhvilloni kancerin e gjirit.

Ky mit është i bazuar tek një studim amerikan qe propozon se duhet te hiqni sytjenat para gjumit pasi prek gjinjtë. Por studimet e fundit kanë treguar se nuk ka dallime mes femrave qe veshin apo jo sytjene gjatë gjumit.

  1. Shëndosheni me shume nëse hani vone ne darkë

Kemi dëgjuar shume yje hollivudianë që thonë se nuk hanë pas orës 7 të darkës. Nuk ka asnjë fakt që e mbështet këtë mit. Kaloritë mbeten kalori, nuk ka rëndësi nëse i merr herët apo vonë. E vetmja gje qe shkakton ushqyerja ne orët e vona te natës është djegia e stomakut dhe keq tretja.

  1. Nëse kërcisni kockat, do bëheni me artrit

Kërcitja e kockave qe ndodh sa here bashkoni duart krijohet nga gazi i cili shpesh here ndjen nevoje te çlirohet. Kjo është arsyeja pasi kur i kërcisni një apo dy here, nuk mundeni me. Gazrat kane nevoje qe te krijohen për t’u çliruar serish.

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale