Mbretëresha e Anglisë ruan traditën, bën dhurata për stafin e saj

00:14 | 15 Dhjetor 2017

Kjo është një traditë e veçantë e Krishtlindjeve, e cila u ndoq nga gjyshi  dhe babai i saj.

Çdo vit, Mbretëresha i jep stafit të saj një dhuratë të shijshme, shkruan “Mirror”, transmeton portali arbresh.info

Për Krishtlindje, ajo blen rreth 1,500 pudinga, të cilat më pas u dhurohen të gjithë stafit që punojnë në shtëpinë mbretërore.

Secili anëtar i stafit besohet se merr dhuratë ushqimore, së bashku me një kartolinë të nënshkruar nga Mbretëresha dhe burri i saj, Duka i Edinburgut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara