Kjo vajzë pretendon se është Vampire 600-vjeçare, pi gjak njeriu dhe eviton rrezet e diellit

13:42 | 30 Qershor 2020

Lilith Vampyre pretendon të jetë rreth 600-vjeçare në “vitet e vampirit” dhe ka pranuar  se ka provuar edhe shijen e gjakut të njeriut. Në mënyrë që ta mbajë lëkurën e saj të zbehtë dhe ngjyrë porcelani, ajo shmang diellin me çdo kusht.

Vajza e njohur edhe si “Dame e Darkness”, shprehet se gjatë ditës ajo është njësoj si kushdo tjetër. Punon nga ora 9:00-17:00 në qytetin e Londrës dhe në kohën e lirë pëlqen të eksplorojë me stilin e saj.

Edhe pse ajo nuk i pëlqen rrezet e diellit, ajo mund të kryejë veprimtari të ndryshme gjatë gjithë ditës. Kur vjen nata ajo fillon të marrë një fuqi të madhe dhe ndihet më energjike.

Me sa duket, Lilith është 27 vjeçe në botën e njerëzve dhe thotë se gjithçka filloi kur ishte fëmijë; ajo u magjeps nga koncepti i krijesave mitike dhe misterioze.

Ndërkohë që po rriteshe, ajo dëshironte të gjente të tjerë si vetja e saj dhe pas shumë kërkimeve ajo zbuloi se nuk ishte vetëm, kishte edhe grupe të tjera si vetja e saj.

Në moshën 18-vjeçare Lilith u bë përfundimisht vampire. Në atë moshë filloi të pijë për herë të parë gjak njeriu.

Lilith ka shpjeguar se shija e gjakut të njeriut mund të ndryshojë, megjithëse në përgjithësi, është pothuajse si bakri dhe metali.

Lilith është bërë mjaft popullore dhe ndiqet nga 150,000 ndjekës në “Instagram”. Ajo shpesh kontaktohet nga kompani që dëshirojnë të bashkëpunojnë me të./oranews/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara