Këto pije janë të dëmshme të konsumohen para gjumit

10:44 | 17 Shtator 2020

Nëse je duke ndjekur një dietë për të rënë nga pesha, edhe pagjumësia është një problem më vete. Kur nuk fle mjaftueshëm, gjëja e parë që arrin të mendosh të nesërmen është një mëngjes i rëndë me brumra e sheqer, duke e nisur ditën në mënyrë të pashëndetshme. Ky cikël vicioz fillon, në fakt, me pijet e gabuara para gjumit. Mëso cilat janë, që të mos përsëritësh gabimet.

Vera

Është e zakonshme që darka të të zërë duke pushuar me një gotë verë në dorë. Por nëse pas një gote, vjen edhe një e dytë apo e tretë, kjo do të të dëmtojë, sepse këtu është prekur cikli i gjumit. Një studim i fundit për alkoolizmin vëren se: “Edhe pse vera të jep një gjendje gjumi, si fillim, më vonë ajo fillon e prish dalëngadalë gjumin dhe të çon në një natë shqetësuese”.

Mos harro gjithashtu se çdo gotë verë përmban më shumë se 100 kalori, kështu që edhe vera nuk të ndihmon nëse do të biesh nga pesha. Eliminoje përfundimisht gotën e dytë të verës, nëse do që të kesh gjumë të qetë dhe nëse do të shohësh rezultatet e rënies në peshë në një kohë të shkurtër.

Pijet me gaz

Nuk janë një zgjedhje e mirë para gjumit edhe pijet me gaz. Kafeina që përmbajnë do të të mbajë zgjuar gjithë natën. Përveç kësaj, pijet me gaz kanë edhe përmbajte të lartë sheqeri, të cilat shtojnë kalori pa pasur asnjë mundësi për t’i djegur. “Në të vërtetë, pijet me gaz janë produkti i vetëm që ndikon drejtpërdrejt në shkaktimin e obezitetit”./revistaclass/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara