Këto janë 5 gabimet në veshje që të gjithë i bëjnë!

09:16 | 15 Maj 2019

Ju mund të shkoni çdo ditë në palestër, të hani vetëm mollë jeshile, të konsumoni mëngjese të shëndetshme dhe pas të zgjidhni një veshje të gabuar. Punoni aq fort dhe në fund rezultati i punës, mund të mos jetë ai që dëshironi.

Ne sot do t’ju japim disa këshilla efektive se si të dukeni bukur në dy minuta duke zgjedhur veshjen e duhur:

Rrobat me shirita të mëdhenj

Rrobat me shirita të mëdhenj mund ta vrasin plotësisht figurën tuaj. Ato mund të duken fine, por japin përshtypjen e disa kileve më shumë. Nëse jeni për dizanje me printime, zgjidhni ato neutrale ose me ngjyra të thjeshta.

Printime horizontale

Printimet horizontale japin përshtypjen e një trupi më të madh. Mirëpo, nëse keni veshje me shirita, mos e humbisni shpresën. Ajo çfarë duhet të bëni është të ndryshoni drejtimin e tyre: vijat vertikale në të kundërt dhe në këtë mënyrë do të dukeni më të gjata dhe më të holla.

Shumë dekorime

Rrudhat, fluturat dhe dekorimet e shumta e shtojnë madhësinë e trupit tuaj. Mundohuni të zgjidhni veshje me dekorime minimaliste për t’u dukur sa më elegante.

Ngjyrat e ndezura

Ngjyrat e ndezuara ju bëjnë të dukeni më të mëdha në moshë, prandaj duhet të zgjidhni ngjyra në tonë më të zbehta, sipas revistaclass. Hidhini një sy këtyre fotove: I vetmi ndryshim është ngjyra e tyre. Ngjyrat e zbehta, ju bëjnë të dukeni me bel më të hollë.

Bonus: Xhinset perfekte

Për të zgjedhur xhinse perfekte, ju duhet të mbani mend disa gjëra:

-Ka një prerje perfekte për çdo lloj trupi.

-Një madhësi më e vogël e xhinseve, është zgjidhja, sepse me larjen ato zgjerohen dhe nëse i keni në madhësi më të madhe, nuk do të dukeni bukur.

-Ngjyrat e errëta do të duken gjithnjë e më të sofistikuara dhe do t’ju japin më shumë opsione në veshje.shkruan Kurir.rs përcjell/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara