Kafja e mbyllur dhe ajo e hapur e kanë afatin e tyre të qëndrueshmërisë: Si të dalloni kur nuk është për përdorim!

13:12 | 21 Janar 2020

Mendoni që kafja mund të qëndrojë e hapur vite të tëra? E keni gabim

Si edhe të gjithë artikujt e tjerë, edhe kafja e ka afatin e vet të qëndrueshmërisë i cili dallohet varësisht nga ajo se a është e hapur apo e mbyllur.

Shumica e kafeve në paketimin e tyre kanë të shkruar afatin e qëndrueshmërisë, i cili dallon nga lloji i kafes.

Kokrrat e fërguara të kafes kanë afat qëndrueshmërie një muaj, ndërsa kafja e bluar, e cila është e mbyllur mund të qëndrojë deri në gjashtë muaj.

Kafja e bluar e hapur mund të ketë afat qëndrueshmërie dy javë. Kafja instant e mbyllur mund të qëndrojë në vend të errët deri në gjashtë muaj, ndërsa ajo e hapur mund të përdoret një vit.

Kafen e cila vendoset në aparat të kafes më së miri është të përdoret në afat prej tre muajsh.

Si ta kuptoni që kafes i ka kaluar afati i qëndrueshmërisë?

⦁ aroma e djegies
⦁ vetë ndryshimet në kafe (ngjyra ndryshe apo shfaqja e mykut)

Edhe njëri ndër rreziqet është nëse në paketim ka ujë, pastaj nëse kafja është e lagësht.

Në këtë rast mund të provoni ta zieni dhe do të shihni çfarë arome dhe shije ka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara