Je në dietë dhe nuk dobësohesh? 6 gabimet që po bën

01:09 | 25 Janar 2018

Jeni gjithmonë në dietë por sërish nuk bini nga pesha? E dini se ku është gabimi? Ndoshta pikërisht regjimi strikt, pasi nuk funksionojnë sepse ushqimi është edhe kënaqësi.

Në fakt kështu është shprehur një nutricionist i universitetit të Firences, Lucia Baçiottini, i cili shpjegon se agjërimi apo heqja dorë nga disa kategori ushqimesh si produktet e qumështit apo mishi, yndyrat apo gluteni, i bën keq trupit dhe trurit dhe jo gjithmonë ndihmon të gjen linjat e tua.

“Dietat strikte të bëjnë më keq pasi kemi nevojë të provojmë të hamë çfarë na pëlqen. Kush e mohon një gjë të tillë për një kohë të gjatë ndoshta dhe dobësohet, por rrezikon të “fiket”, dhe nuk mund të provojë emocione pozitive”, thotë Luca.

Heqja dorë pa justifikime dhe e zgjatur, shkaktojnë mangësi dhe ç’rregullime. “Intolerancat janë sinjale të një fiziku që nuk arrin të menaxhojë mirë ushqimet e shëndetshme dhe të padëmshme pse se është kequshqyer për shkak të zgjedhjeve të pakuptimta, që kanë ndryshuar florën bakteriale të zorrëve”, vijon më tej nutricionisti.

Ai thotë se nuk duhet rënë në kurthin e regjimeve për “tu pastruar” që shpesh joshin femrat që janë të dobëta. “Për t’u dobësuar shëndetshëm duhet të kuptosh vlerat pozitive të të gjitha ushqimeve, joindustriale, dhe të mos përjashtoni asnjë. Sekreti i një diete është tek racioni i përshtatshëm dhe ushqimet ‘që të rrezikojnë’ nga çokollata te pica, janë rrallë në tavolinë. Kështu duke shkaktuar varësi, por japin kënaqësinë për të cilën kemi nevojë”, përfundon ai.

Këto janë gjashtë gabimet që bëjmë:

  • Dietë mjaft drastike
  • Beson te detoksifikimi
  • Të biesh në kurthin e dietave të modës
  • Mendon se agjërimi është vendimtar
  • Bindni veten se keni ndonjë intolerancë
  • Të shohësh ushqimin si diçka që të bën keq

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara