I la 4 fëmijët vetëm në shtëpi, ndërsa shkoi 11 ditë për pushime në Gjermani

19:42 | 30 Shtator 2017

Një nënë nga Shtetet e Bashkuara, ka lënë katër fëmijet e saj vetëm në shtëpi, në ‘shoqërinë’ e një arme, ndërsa vet shkoi për pushime 11 ditore në Gjermani.

Erin Lee Macke, 30 vjeç, akuzohet  për vendosjen e fëmijëve në rrezik për jetën, pasi dyshohet se la binjakët e saj 12-vjeçarë dhe fëmijët e saj të tjerë, shtatë dhe gjashtë vjeç, vetëm në shtëpi, transmeton portali arbresh.info

mum-left-her-four-kids-at-home-alone-with-gun-to-go-on-holiday-for-11-days-when-her-babysitting-opt-2

Ajo është akuzuar gjithashtu për dorëzimin e pistoletës tek një person nën 21 vjeç, pasi thuhet se i la ata me armë para se të hipte në fluturimin e saj nga SHBA-ja në Gjermani.

Gruaja, që për momentin po konsiderohet si nëna më e keqe në botë, në rrjetet sociale shpërndau fotografitë nga udhëtimi i saj.

mum-left-her-four-kids-at-home-alone-with-gun-to-go-on-holiday-for-11-days-when-her-babysitting-opt

Megjithatë, me t’u kthyer në shtëpi, ajo është arrestuar nga autoritetet.

Autoritetet kanë theksuar se fëmijët tani ndodhen me babain e tyre, ndërsa ajo është urdhëruar që të mos ketë asnjë kontakt me fëmijët e saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara