Grim trendi: Ngjiteni hijesimin në sy

02:32 | 5 Gusht 2018

Ngjitëse të letrës të cilat imitojnë hijesimin janë shumë praktike, posaçërisht nëse nuk keni kohë për të vënë grim apo nuk jeni edhe aq të shkathëta në qitjen e hijesimit.

Trendi i RI në botën e bukurisë, ngjitëset e letrës të cilat imitojnë hijesimin janë shumë praktike, posaçërisht nëse nuk keni kohë për të bërë grimin apo nuk jeni edhe aq të shkathëta për qitjen e hijesimit, transmeton Telegrafi.

Ngjitësen butësisht shtypeni me gisht në kapakun e syrit, ndërsa pas disa minutave hiqeni.

Nëse nuk ju pëlqen forma e hijesimit apo nuk e keni qitur në mënyrë precize, mund ta përmirësoni me brushë grimi.

4

Nëse dëshironi të ngrini efekt të butë, përdorni pudrën mat apo korrektorin.

Në paketime kryesisht ka pesë ngjitëse nuancash të ndryshme.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara