Google, një dekadë për të kuptuar cilësitë e një lideri të mirë

18:23 | 23 Mars 2019

“Njerëzit lënë menaxherët, jo kompanitë.”

Kjo është një shprehje e dëgjuar dhe e përjetuar nga pjesa më e madhe e atyre që të paktën një herë kanë ndryshuar ambientin e punës. Por çfarë i bën njerëzit të ndihen të pakënaqur nga menaxherët, e nëse ju ndodh që të udhëhiqni një ekip, çfarë cilësish ju bëjnë të kategorizoheni si një “lider i mirë” ?

Këto janë llojet e pyetjeve që Google ka përcaktuar për t’iu përgjigjur. Që në vitin 2008, ata filluan kërkimet për projektin “Project Oxygen”, duke analizuar sjelljet e drejtuesve të suksesshëm. Google fillimisht identifikoi tetë sjellje që ishin të zakonshme mes menaxherëve të tyre më të lartë dhe filluan të stërvitnin të gjithë menaxherët e tjerë të zhvillonin të njëjtat sjellje. Me kalimin e kohës, ata panë një përmirësim të dukshëm në performancën e punonjësve. “Ne kemi vënë re se me kalimin e kohës, cilësitë e një menaxher të madh në Google evoluojnë paralelisht me kompaninë,” shkroi Melissa Harrell, përfaqësuese e Google.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara