Gabimet që femrat bëjnë në shtrat dhe meshkujt i urrejnë

01:00 | 9 Nëntor 2018

Të pasurit kimi në shtrat ëhtë jo pak e rëndësishme në një marrëdhënie!

Mund të keni respekt për njëri-tjetrin, besim, ta doni, por nëse në shtrat i “bie njëri gozhdës tjetri patkoit” nuk i keni mirë punët!

E rëndësishme është të komunikoni, të shprehni atë që ndjeni, të flisni për dëshirat dhe pasiguritë tuaja! Vetëm pasi të çliroheni nga klishetë e tabutë do të jepni maksimunimin tuaj në shtrat. Më poshtë ne do të listojmë gabimet që bëjnë femrat në shtrat që meshkujt i urrejnë!

Femrat qëndrojnë pasive
Të qenët pasive shuan pasionin dhe dëshirën për të eksploruar në shtrat. Nëse femra nuk i shpreh dëshirat, nuk merr përsipër iniciativën për të bërë gjëra të reja ashtu si nuk e “vë ujin” në zjarr për të kënaqur partnerin, ky i fundit do ketë pakënaqësira që do të shprehen në një mënyrë apo në një tjetër.

I thonë JO çdo propozimi të ri në shtrat
Të stepesh përpara gjërave të reja, nuk sjell ndonjë dobi në lidhje. Të biesh në grackën e monotonisë dhe rutinës është armiku nr 1 i një lidhjeje !

Femrat i thonë shumë shpesh JO seksit, për 1001 arsye, por mendojnë se mashkulli është i gatshëm kurdoherë kur ato duan intimitet

Ashtu si femrat edhe meshkujt duan të përkëdhelen, të ndjejnë prekjen tuaj ! Marrëdhënia seksuale është shumë më shumë se sa marrëdhënia intime.

Shpërndaje në rrjete sociale