Disa metoda si t’i balancojmë punën dhe studimet

23:07 | 23 Shkurt 2019

Nëse keni në plan të filloni punë dhe të studioni ndoshta duhet të keni menduar dhe se si do të ndikojë kjo në jetën tuaj. Nuk ka asnjë dyshim që të fitosh një kualifikim të ri dhe njëkohësisht të jesh e zënë me punë e takime profesionale është një sfidë e madhe. Sidoqoftë shpërblimet që do merrni do të kenë një vlerë shtesë në krahasim me përpjekjet, nëse ju jeni duke studiuar me qëllim për të vazhduar më tej karrierën tuaj.

Merr ndihmën e familjes dhe të miqve– Nëse e keni seriozisht punën e studimeve është e rëndësishme të keni mbështetjen e njerëzve tuaj më të afërt. Flisni me partnerin tuaj, familjen dhe miqtë dhe tregojuni atyre sa e rëndësishme është për ju. Në këtë mënyrë ata do të kuptojnë se ju nuk do të keni më aq shumë kohë sa keni patur.Flisni me punëdhënësin tuaj– E rëndësishme është që punëdhënësi juaj ta dijë për planet dhe qëllimet tuaja. Kështu ju do të keni mirëkuptim dhe mbështetje.

Maksimizoni kohën tuaj– Në shikim të parë mund të duket se jeni vazhdimisht të zënë por në realitet shumica prej nesh kanë periudha gjatë ditës, ku mund të jemi akoma më produktiv. Televizioni mund të jetë një shterim kohe, kështu duhet të planifikoni orarin tuaj dhe të shikoni ato emisione që vërtet janë të rëndësishme për ju.

Zbuloni pikat tuaja të forta– Stilet e të mësuarit të njerëzve ndryshojnë thellësisht, diçka që funksionon për dikë nuk funksionon për dikë tjetër.Për shembull nëse performanca juaj është më e mirë në mëngjes atëherë duhet të lini disa ditë në javë një orar për të mësuar. Çelësi është të gjeni çfarë funksionon për ju dhe pastaj të planifikoni kohën tuaj.

Krijoni një kohë studimi- Nëse është e mundur, vendosni një kohë për t`ja kushtuar studimit. Ju mund të studioni në shtëpi, biblotekë apo kudo tjetër që mundeni. Ndarja e kohës së studimit dhe pjesës tjetër të ditës do ju ndihmojë të angazhoni trurin tuaj dhe të jeni në humor për të mësuar.

Për ta përmbledhur, pjesa më e vështirë për kombinimin e punës me studimin është vendimi se kë të vemë në vend të parë. Sapo të filloni të planifikoni oraret tuaja, do ta kuptoni se nuk është aq e vështirë sa e kishit imagjinuar. Studimi nuk do të thotë që të marrë gjithë jetën tuaj, disa orë çdo javë janë më se të mjaftueshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara