Çfarë e veçon luanin nga shenjat tjera të horoskopit

01:21 | 22 Korrik 2019

Për pak ditë hymë në shenjën e Luanit, sezoni i të cilit mbaron më 22 gusht.

Kjo shenjë duket se ndan shumë karakteristika me mbretin e xhunglës, përfshirë besnikërinë, forcën dhe vendosmërinë, por si çdo shenjë astrologjike dhe luanët kanë disa tipare që i përkasin vetëm atyre dhe po vetëm ata mund t’i kuptojnë !

1. Nuk keni nevojë për shumë njerëz përreth, dini si të shijoni praninë e atyre pak miqve të vërtetë
Si një luan që jeni, nuk pëlqeni turmat e shumta, por preferoni të qëndroni larg zhurmave me ata pak njerëz që i quani miq .

2. Njerëzit, thjesht, kanë tendencë t’ju besojnë
Fuqia dhe vendosmëria juaj i bën njerëzit të krijojnë besim tek ju , pa u munduar shumë.

3. Thuhet e besohet se jeta seksuale e një luani është “e egër” , kur në të vërtetë ata janë tejet të brishtë e romantikë kur bëhet fjalë për kësisoj temash ! Siguria e kësaj shenje i bën të tjerët të mendojnë të tilla gjëra.

4. Një luan nuk fshihet pas fjalëve të bukra e lajkave, por është i drejtëpërdrejtë
Ndonëse kjo shenjë është kokëfortë dhe shpesh herë dhe pa takt, kjo vjen nga vërtetësia e një luani ! Kjo shenjë nuk di të fshihet pas lajkave, por është gjithmonë e sinqertë, shpesh herë më shumë nga sa duhet !

5. Imazhi është shumë i rëndësishëm për ta
Nëse shenjat e tjera nuk shqetësohen shumë për mënyrën sesi duken, për luanin ka shumë rëndësi opinion i të tjerëve !Mbajtja e një imazhi pozitiv është pikë kyçe e të qënit një udhëheqës i mirë.

6. Kur njerëzit ju thonë të qetësoheni, kjo frazë ka një efekt të kundërt
Ndodh rrallë që një luan të shpërthejë dhe kërkon shumë kohë që të mërzitet, por kur kjo ndodh, bëni mirë të hapni rrugë ! Ata ndihen të zhvlerësuar dhe mundimi për t’i qetësur është i kotë, për të mos thënë që ka një efekt të kundërt.

7. Vetbesimi i lartë dhe vlerësimi që keni për veten nuk do të thotë që ju nuk jeni të ndjeshëm apo ju mungon empatia ndaj të tjerëve.

8. Edhe pse nuk do ta thoni kurrë me zë të lartë, gjithnjë do të mendoni se jeni më të mirë se të tjerët
Në një formë a në një tjetër kjo kuptohet nga shenjat e tjera dhe prandaj ju veshin me mantelin e egoizmit ! Karizma juaj, atraktiviteti dhe aftësia për të kontrolluar situatat bën të tjerët të besojnë se ju jeni kryeneçë e egoiste.

9. Miqtë tuaj janë familja juaj.

10. Doni veten më shumë se çdo njeri tjetër!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara