Çantat ikonë të të gjitha kohërave

16:38 | 20 Qershor 2019

Edhe pse dizajnerët dhe markat e njohura priren çdo ditë të krijojnë dhe të propozojnë modele të reja çantash, duket sikur “klasiket” mbeten gjithmonë të tilla dhe sigurisht ato kryesojnë listën e blerjeve të vajzave të modës. Me një elegancë që shkon përtej kohës dhe hapësirës, ideali i së bukurës është i padiskutueshëm për çdo moshë dhe çdo shoqëri. Mendoni pak për çantën “bazike” të prodhuar nga Chanel, modelin 2.55, një çantë të cilën Jackie Kennedy e ka kombinuar me një veshje Valentino të modës së lartë dhe Lilly Rose Deep me xhinse e bluzë të shkurtër…

Nga Christian Dior te Louis Vuitton, ka disa çanta ikonë që jetojnë në mendjet dhe zemrat e adhurueseve të modës!

  1. Chanel 2.55- Mbretëresha e çantave ikonë
    Çanta në modelin 2.55 është krijuar nga Chanel në shkurt të vitit 1955 për t’i dhënë gruas moderne një çantë elegante me një rrip të kombinuar me zinxhirin e florinjtë dhe lëkurë të vërtetë.

2. Miss Dior- Çanta më femërore
Çanta në modelin Miss Dior është krijuar në vitin 1995, atëherë kur Bernadette Chirac kontaktoi shtëpinë e modës Dior për të krijuar një çantë ekskluzive për princeshën e Wales, Lady Diana. Që nga ajo kohë, Lady Dior vazhdon të jetë një nga më të preferuarat e vajzave.

3. Louis Vuitton Speedy
Louis Vuitton Speddy është krijuar në vitet ’30 si një version më i vogël i valixhes Keepal: Një çantë praktike për të udhëtuar me karakteristikat tipike të një valixheje…

4. Fendi Baguette
Fendi Baguette u krijua në vitin 1997 falë drejtorëve kreativë të kësaj marke, Maria Grazia Chiuri dhe Pierpaolo Piccioli… Kjo çantë është dalluar si kuletë e hedhur në krah dhe e kemi parë në filmin Sex &The City.

5. Yves Saint Laurent
Monsieur Yves revolucionalizoi modën e grave duke kapërcyer limitet dhe duke e bërë atë me agresive. Krijimi më ikonik mbetet logoja legjendare e cila e bën këtë çantë një “must have” sepse është pikërisht firma që Yves Saint Laurent vendos në krijimet e tij për t’i bërë ato më të dallueshme.

6. Kelly Hermes
Çantat Hermes janë të lidhura me karakteret që kanë inspiruar modelet e tyre. Në rastin e çantës Kelly, muza ka qenë pikërisht princesha e Monacos, Grace Kelly, e konsideruar në çdo kohë si simboli absolut i sharmit dhe elegancës. Kelly në versionin e lëkurës së krokodilit dhe kombinimit me diamante është konsideruar si një nga çantat më të shtrenjta të shitura në histori, plot 2 milionë dollarë.

7. Gucci Dyonisus
Drejtori kreativ i Guccit, Alessandro Michele ka trashëguar markën fiorentine për t’i dhënë asaj një shpirt të ri. Çanta Dyonisus është emblema e rrugës së re të kësaj marke e cila reflekton shpirtin grek të perëndisë Dionysus. Çanta është një aksesor elegant dhe i përshtatur për momentet e “shkujdesura” të ditës.

8. Prada Hobo
Prada sjell stilin milanez në koleksionin e çantave, i sofistikuar dhe super chic. Miuccia Prada, konsiderohet si dizajnerja që ktheu materialin e najlonit në luks.

9. Falabella Stella McCartney
Dizajni unik i Falabella-s është ai që e ka bërë këtë çantë ikonë. Falabella është totalisht në lëkurë eco dhe është një aksesor që mikson luksozen dhe etikën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara