Çaj detox për pastrimin e organizmit nga toksinat

08:47 | 22 Shkurt 2020

Detox është mënyra më e mirë për të pastruar plotësisht të gjithë sistemin tonë. Trupi ynë mbledh një sasi të madhe toksinash, falë ushqimeve të rënda apo johigjienike, ujit, yndyrave etj.

Eliminimi i toksinave nga trupi nuk ka qenë dhe nuk është asnjëherë punë e lehtë, megjithatë një pije e përditshme mund t’ju ndihmojë për t’u ndier më të lehtë brenda dhe më të bukur jashtë. Pra, nëse dëshironi të keni një lëkurë të shkëlqyer dhe trup të shëndetshëm, atëherë ka një recetë detox, e cila i ka këto dy funksione njëherësh.

Lëngu i limonit është një produkt shumë i mirë për të pastruar organizmin, ndërsa xhinxheri ka veti antiinflamatore. Ai ndihmon për të mbajtur fytyrën të pastër nga aknet, por njëkohësisht është një produkt i shkëlqyer edhe për sistemin e tretjes. Xhinxheri është një produkt i shëndetshëm që stimulon edhe djersitjen (ndaj këshillohet për të gjithë ata që merren me aktivitet sportiv) – një mënyrë tjetër e shëndetshme detox-i.

Çfarë të nevojitet?

Ujë i vluar ose çaj jeshil organik – 1-2 filxhanë

Lëng limoni – nga 1/2 e limonit

Xhinxher – (1 inch) 2.5 cm

Mjaltë – 1/2 lugë gjelle

Në një filxhan çaji hidh çajin jeshil bashkë me copat e xhinxherit dhe lëri për 5-10 minuta. Përzierje me lëng limoni dhe mjaltë dhe konsumoje çdo mëngjes për të marrë vlerat më të mira shëndetësore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara