Bifteku i parezistueshëm në salcë nga piperi i gjelbër

22:29 | 9 Janar 2020

Aroma e fortë dhe mprehtësia e piperit të gjelbër shkojnë perfekt me copën më të butë të mishit të viçit.

Nevojiten:

▪ 400 g biftek,
▪ 0,2 dl ajkë e ëmbël,
▪ 30 g piper të gjelbër i bluar trashë apo i shtypur,
▪ 0,1 dl verë e bardhë,
▪ 10 g gjalpë,
▪ kripë,
▪ pak lëng limoni.

Përgatitja:

Piqeni biftekun i cili ka qëndruar në temperaturë dhome në skarë dhe hiqeni anash së paku 10 minuta, , – transmeton Telegrafi.

Në shporet zieni verën e bardhë me piperin e gjelbër derisa vera të avullojë ndërkaq piper të zbutet.

Ndaras tundni gjalpin me ajkën e ëmbël, shtoni piperin e zbutur, kripën dhe lëngun e limonit.

Biftekun servireni me shtesa nga perimet dhe sipas dëshirës qitni salcë.

Ju bëftë mire!

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara