Zyrtarja e BE-së: Shpresojmë ta bëjmë liberalizimin realitet shumë shpejt

11:17 | 27 Qershor 2018

Një zyrtare e Bashkimit Europian tha sot se pret që së shpejti Komisioni Europian ta japë një vlerësim pozitiv për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Drejtoresha për Ballkan Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera, u prit sot nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Shpresoj që shumë shpejt ne do të dalim me një propozim që ta bëjmë liberalizimin realitet”, tha Calavera pas takimit me Haradinajn.

Ndërsa kryeministri Haradinaj tha se vlerësimi i pritshëm pozitiv nuk nënkupton se Kosova e ka kryer punën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara