Zyrtari i VV’së i kërkon llogari Ministrit Abdixhiku për zyrtarët që nënshkruan marrëveshjet në Mynih

00:50 | 15 Shkurt 2020

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi ka reaguar ndaj nënshkrimit të marrëveshjes për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd.

Durmishi nëpërmjet një statusi në Facebook, i kërkon llogari ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhikut.

Shkrimi i plotë:

A ishte i njohtuar Ministri Abdixhiku se dy vartës të tij sot po nënshkruanin marrëveshje në emër të Kosovës? Me gjasë jo.

Nëse këta dy zyrtarë kanë udhëtuar në Gjermani pa e ditur Ministri, më e pakta që duhet bërë është që të shkarkohen menjëherē nga pozitat që mbajnë, pavarësisht se çfarë marrëveshje kanë nënshkruar.

 

Lajmet më të lexuara