Zyrtari i lartë amerikan: Nuk kam ardhur të shpalos asnjë plan për Kosovën

12:48 | 12 Mars 2018

Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell ka thënë sot se shkrimet në mediat e Serbisë dhe më pas edhe në ato të Kosovës se ai do të shpalos një plan për Kosovën në Serbi janë vetëm spekulime.

Këtë deklaratë, Mitchell e bëri gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, shkruan Arbresh.info.

“E kam parë atë spekulim gjatë rrugëtimit këtu dhe mund t’ju them se nuk kam ardhur këtu që të shpalos ndonjë plan specifik por që të angazhohem me Kosovën dhe Serbinë për të ardhmen e përbashkët”, ka thënë Mitchell.

Ai ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës varet nga vetë Kosova dhe se mbështetja e ShBA-ve për Kosovën vetëm do të rritet./Arbresh.info

Presidentin Hashim Thaçi dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell mbajn konferencë për shtyp.

Posted by Arbresh.info on Montag, 12. März 2018

Shpërndaje në rrjete sociale