Zyra Kombëtare e Auditimit synon të fuqizojë ndikimin me projekt 700 mijë eurosh

11:52 | 8 Nëntor 2019

Zyra Kombëtare e Auditimit ka mbajtur konferencë për fillimin e zbatimit të projektit të binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë”.

Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm i Kosovës, ka thënë se projekti i binjakëzimit  “ Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë” financohet nga Bashkimi Evropian dhe do të zbatohet nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë.

Gjithashtu tha se, vlera e tërësishme e projektit është 700 000euro dhe pritet të realizohet brenda 18 muajve.

“Projekti i binjakëzimit ‘Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të zyrës kombëtare të auditimit në Kosovë’ financohet nga bashkimi evropian dhe do të zbatohet nga zyra supreme e auditimit të Polonisë, me mbështetjen edhe të kolegëve ekspert nga institucionet supreme të auditimit të Kroacisë. Te republikës së Çekisë, të Letonisë, të Lituanisë dhe të Portugalisë. Vlera e tërësishme e projektit është 700 000 euro dhe pritet të realizohet brenda 18 muajve. Kjo për neve është e rëndësishme se rruga qe po ndjekim është rruga e drejt qëllimet tona po zbatohen me sukses.  Objektivë specifike e projektit është qe të mbështetët zyra kombëtare e auditimit në zhvillimin e mëtejme të kapacitetet të saj në realizimin e qëndrueshëm te objektivave dhe të misionit të vet sipas standardëve ndërkombëtare të institucioneve supreme të Auditimit dhe rritjen e ndikimit të saj përmes komunikimit të intensifikuar me qytetarët, parlamentin dhe palët të interesit”, tha ai.

Marian Banas, Kryetar i zyrës Supreme të Auditimit ne Poloni, tha se është mjaft i lumtur që do bashkëpunojë në këtë organizatë.

“Para se gjithave dëshiroj ti përgëzoj koleget kosovar kam kënaqësi qe do të bashkëpunoj në këtë organizatë. Kosova është një vend i vendosur në male dhe un jam malësore dhe e kuptoj jetën ne male jeta në male nuk është e lehte. Burri i shtetit Ibrahim Rugova ka thënë Kosova është një vend i vogël por i pasur me pasurit qe ia ka falur zoti”, tha ai.

Hillen Francke, zëvendëse Kryesuese e Bashkëpunimit, zyra e BE-së ne Prishtine, ka thënë se, jemi  të lumtur me të arriturat deri më tani vërtet është sukses i madh ne si BE ndjemë se ka pasur shumë përmirësime

“Nga koha e UNMIK-ut  kemi filluar në vitin 2004 zyra ka mbaruar 4 projekte të Binjakëzimit. Ne kemi ndihmuar ne themelimin e institucionit. Jemi shumë të lumtur me të arriturat deri më tani vërtet është sukses i madh ne si BE ndjemë se ka pasur shumë përmirësime është rritur numri i zyrave publike të auditimit është trefishuar. Sipas hulumtimeve është një prej institucioneve më të besuar”, tha ajo.

Ilir Salihu zëvendës Auditorë i përgjithshëm dhe Udhëheqës i projektit nga vendi përfitues, ka thënë se shpresojmë që përmes këtij projekti të bartim këtë virus pozitiv tek institucionet publike.

“Ne jemi të interesuar që të  shtrijmë ndikim pozitiv te institucionet politike. Të ngrisin cilësinë e punës tonë ne shpresojmë që përmes këtij projekti të bartim ketë virus pozitiv tek institucionet publike. Ky projekt financohet nga BE projekti do të zgjas 18 muaj. Zbatuesi i këtij projekti është BE dhe zyra supreme e Auditimit të Polonisë”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara