Zv/presidenti i Komisionit Evropian ngre alarmin për kolapsin e BE’së

13:33 | 13 Qershorë 2018

Frans Timmermans ka lëshuar një paralajmërim të frikshëm për kolegët e Bashkimit Evropian, duke deklaruar se blloku është pranë kolapsit dhe ka nevojë për eurofilë për ta shpëtuar projektin evropian.

Zv/presidenti i parë i Komisionit Evropian nisi një fjalim brengosës për BE’në, duke insistuar se “e pamenduara është bërë e mundur” , transmeton gazetametro.net

“E pamenduara është bërë e mundur. Kush do të mendonte para pesë viteve se Bashkimi Evropian do të thyhej dhe shpërbëhej? Askush”, tha ai

Zyrtari i lartë i BE’së solli çështjen e migrimit në zemër të problemeve të BE’së. Ai tha se çështja e migrimit ka çuar BE’në pranë kolapsit.

Ai shtoi se “vetëm ne” si Bashkim Evropian mund të japim përgjigje për këtë pyetje – duke mos mohuar migrimin, duke mos pretenduar se mund ta zgjidhim duke ndërtuar mure, duke mos pretenduar se mund ta zgjidhim duke lënë secilin të hyjë.”

 

Shpërndaje në rrjete sociale