Zjarr i madh në parkun e Gërmisë

17:22 | 13 Nëntor 2018

Një zjarr i madh e ka kapluar parkun e Gërmisë, në Prishtinë.

Zjarrfikësit kanë arritur në parkun e Gërmisë, pasi është përfshirë nga një zjarr i madh, raporton Gazeta Express.

Në një video live në Facebook shihet se është shpërndarë zjarri në malet e Gërmisë.

Rastin e ka konfrimuar edhe Policia e Kosovës, Flora Ahmeti nga zyra për informim, tha se janë në dijeni për zjarrin në Germi dhe se policia dhe zjarrëfikësit janë nisur për ne vendin e ngjarjes.

Nuk dihet nëse ka të lënduar dhe rrethanat në të cilat është shkaktuar ky zjarr i madh.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara