Zihet në flagrancë duke vjedhur në Prishtinë

14:29 | 13 Mars 2017

Policia e ka arrestuar një të dyshuar, shtetas i Turqisë pasi që i njëjti është zënë duke vjedhur në shtëpinë e një personi në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Azem Jashanica”, ndërsa sipas Policisë i dyshuari është zënë në flagrancë duke vjedhur.

Nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një kaçavidë dhe një palë dorëza. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara