Zhvillohet procesi i votimit për zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së nga radhët e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Pejës

15:50 | 23 Tetor 2020

Në zbatim të vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) ka filluar procesi i zgjedhjeve të anëtarëve prokurorë të KPK-së nga radhët e shtatë (7) prokurorive themelore, proces ky, i cili do të zgjasë tre ditë.

Në ditën e tretë të procesit zgjedhor, proces ky, i cili me vendim të KPK-së organizohet nga Komisioni Zgjedhor dhe udhëhiqet nga Agron Beka, anëtar i KPK-së nga radhët e fakulteteve juridike, zgjedhjet u mbajtën në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës dhe Pejës.

Gara për anëtarë të KPK-së në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës u zhvillua në mes të prokurores Slavica Mavric, prokurores Fetije Shala, prokurorit Naim Beka dhe prokurorit Jovo Radovic. Pas procesit të votimit dhe numërimit të votave, prokurorja Slavica Mavric mori 2 vota, prokurorja Fetije Shala mori 4 vota, prokurori Naim Beka mori 7 vota dhe prokurori Jovo Radovic mori 7 vota.

Pasi në rundin e parë të zgjedhjeve prokurori Naim Beka dhe Jovo Radovic moren ka 7 vota, u zhvillua edhe ranudi i dytë në mes të ketyre dy kandidatëve. Pas procesit të votimit dhe numërimit të votave të rundit të dytë, prokurori Naim Beka mori 11 vota, ndërsa prokurori Jovo Radovic 9 vota.

Ndërkaq, gara për anëtarë të KPK-së në Prokurorinë Themelore të Pejës u zhvillua në mes të prokurorit Ardian Hajdarja dhe prokurores Sahide Gashi. Pas procesit të votimit dhe numërimit të votave, prokurori Ardian Hajdarja mori 18 vota ndërsa prokurorja Sahide Gashi mori 1 vota, një votë u shpall e pavlefshme.

Pas përfundimit të sotëm të procesit të zgjedhjeve në të gjitha prokuroritë themelore, Komisioni Zgjedhor do të hartojë raport lidhur me rezultatet e votimeve dhe do ta paraqesë para Këshillit Prokurorial të Kosovës. Gjatë shqyrtimit të raportit përfundimtar të Komisionit Zgjedhor do të sigurohet përfaqësimi gjinor dhe etnik në Këshill.

Ky proces është monitoruar nga organizatat e shoqërisë civile. ​/arbresh.info/

Lajmet më të lexuara