Zëvendësministri i PDK-së i përgjigjet Kurtit: Shko në djall

16:13 | 10 Janar 2019

Zëvendësministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Bujar Cakolli i është përgjigjur liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.

Cakolli përmes një postimi në facebook i është drejtuar Kurtit me fjalët “shko në djall” pasi sipas tij Haga nuk është për njerëz qyqar, shkruan arbresh.info.

“Shko Shoku Albin! Jo në Hagë. Haga nuk është për njerëz qyqar e të marrë. Shko në djallë! Shoku Albin, etja për pushtet të ka shpërfytyruar dhe të ka kthyer në gjenezën tënde – egoist, përvetësues, demagog e keqintepretues, që qëllim thelbësor e ke pushtetin”, ka shkruar Cakolli.

Ai ka shkruar gjithashtu se Kurti për pushtet është në gjendje të krijoj një Hagë të dytë.

“Shoku Albin, për pushtet i ‘përqafove’ ndershmërinë e moralin. Ndërsa në praktikë përfunduat në treshe e orgji. Shoku Albin, për pushtet je në gjendje ta krijosh edhe një Hagë të dytë. Bile t’i delegosh edhe ata që nuk të votojnë Albin. Por, Kosova është më me shumë ngjyra sesa përspektiva juaj i sheh e donë t’i shoh”, ka përfunduar Cakolli.

Ndryshe të mërkurën lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një postimi në facebook i ka dërguar porosi presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

Kurti ia ka kërkuar Thaçit të shkoj në burg pasi sipas tij burgu nuk është tragjedi.

“Burgu nuk është tragjedi dhe fatal. Sidomos ky i Hagës. Besoj që Ramushi, Fatmiri e Batoni të kanë treguar: aty ka televizor, ushqim të mirë tre herë në ditë, salla për rekreacion dhe libra të panumërt në bibliotekë të pasur. Nuk të ndodh asgjë e keqe atje, përveç faktit që do të kesh kohë të përballesh me ndërgjegjen tënde, të cilën kushedi sa vite ka që nuk e takon më. Shko Hashim”, ka shkruar Kurti.

Më poshtë mund të lexoni të plotë reagimin e zëvendësministrit, Bujar Cakolli./Arbresh.info/

“Shko Shoku Albin! Jo në Hagë. Haga nuk është për njerëz qyqar e të marrë. Shko në djallë!

Shoku Albin, etja për pushtet të ka shpërfytyruar dhe të ka kthyer në gjenezën tënde – egoist, përvetësues, demagog e keqintepretues, që qëllim thelbësor e ke pushtetin.

Shoku Albin, partinë që e themelove dhe filozofinë që e indoktrinove tek të rinjët doli më e kobshme se ‘Balena Blue’, Ajo dha rezultatet pa arritur nivelin e 55-të.

Shoku Albin, historia e “rrëshqitjes” tënde morale nuk është e re. Që nga krijimi i lëvizjeve tua, e së fundi LVV, ndërtove kauza të rreme, fund e krye. Shoku Albin çdo disfatë e përjetove si fitore!

Shoku Albin, sipas intepretimeve tua, Kosova nuk ekziston si shtet. As dikasteret e tij. E as i pavarur ndërkombëtarisht. Por, as edhe ushtria, e cila është fakti më i fresktët i keqinteprerimeve dhe kauzave tuaja, të rreme.

Shoku Albin, nuk i njohe kurrë institucionet e flamurin e Kosoves. Por, për pushtet, themelove parti politike e hyre në Kuvend. Hyre për të synuar Qeverinë e Kryeministrin. Institucione e funksione që nuk i njeh shoku Albin.

Shoku Albin, për pushtet i ‘përqafove’ ndershmërinë e moralin. Ndërsa në praktikë përfunduat në treshe e orgji.

Shoku Albin, për pushtet je në gjendje ta krijosh edhe një Hagë të dytë. Bile t’i delegosh edhe ata që nuk të votojnë Albin. Por, Kosova është më me shumë ngjyra sesa përspektiva juaj i sheh e donë t’i shoh.”, ka shkruar Cakolli.

Shpërndaje në rrjete sociale