Zemaj viziton Spitalin e Gjilanit: Pengimi i përhapjes dhe luftimi i virusit po vazhdon me intensitet të shtuar

22:18 | 22 Nëntor 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sonte ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Ai tha se ka kërkuar nga personeli shëndetësor që të vazhdojnë të bëjnë të pamundurën në luftimin e COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, për Gjilanin, u konfirmuan edhe 19 raste të reja pozitive me COVID-19. Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, numri i pacientëve me virus është 68, ndërsa nga personeli shëndetësor 50 janë pozitiv me COVID-19 dhe në vetizolim janë tetë mjekë”.

“Sonte, gjatë vizitës në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, kërkova që të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, gjithsecili me detyrën, përgjegjësinë dhe përvojën. Pengimi i përhapjes dhe luftimi i virusit në S.P. të Gjilanit po vazhdon, me intensitet dhe vëmendje të shtuar, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara