Zemaj uron 28 Nëntorin: Ky vit na gjen në luftën kundër virusit vdekjeprurës

12:05 | 28 Nëntor 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka uruar festën e 28 Nëntori, duke thënë se ky vit na gjen në luftën kundër virusit vdekjeprurës.

Përmes një postimi në Faceook, Zemaj njoftoi se ka vizituar Klinikën Infektive dhe IKSHPK-në, ku thotë se gjeti mobilizim të plotë profesional e njerëzor kundër virusit si dhe përkujdesje maksimale ndaj pacientëve.

“Urime festa e 28 nëntorit të infektuarve me dëshirën më të madhe që ta kaloni me lehtësi dhe ktheheni në gjirin familjar. Urime 28 Nëntori për të gjithë qytetarët, në veçanti personelit shëndetësor që për nëntë muaj dëshmuan përkushtim të pashoq. Zbatoni masat anti Covid, bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën! Bashkë ia dalim!”, ka shkruar Zemaj.

Sot është 108 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, por 28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Lajmet më të lexuara