Zemaj nënshkruan vendimin për masat e përgjithshme mbrojtëse kundër Covid-19

20:14 | 25 Shtator 2020

Ministri Zemaj ka nënshkruar vendimin për masat e përgjithshme mbrojtëse kundër COVID-19.

Pjesë e këtij Vendimi është Udhëzuesi “Përdorimi i maskave dhe mbulesave të fytyrës në komunitet, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në kompetencat e tij ligjore, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka nënshkruar vendimin për për masat e përgjithshme për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Sipas këtij vendimi:

I. Obligohen të gjithë banorët e Republikës së Kosovës të bartin maskat në fytyrë në të gjitha veprimtaritë jashtë shtëpive/banesave të tyre dhe të mbajnë distancë fizike prej 2 metrash në mjedise të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre;

II. Obligohen të gjithë Istitucionet publike dhe private të mbajnë dezinfektantët për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshëm, në hyrje të objektit të cilat mund të shfrytzohen nga punëtorët e institucioneve dhe vizitorët;

III. Çdo person, institucion publik, privat apo publiko-privat, kanë për detyrë që të zbatojnë masat e përcaktuara për mbrojtjen nga COVID-19;

IV. Për të gjithë shkelësit e ketyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform LIGJIT NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS;

V. Pjesë e këtij Vendimi është Udhëzuesi “Përdorimi i maskave dhe mblulesave të fytyrës në komunitet”;

Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga Ministri i Shëndetësisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara