Zemaj në Prizren, mbyllë disa lokale dhe klube të natës

19:45 | 25 Tetor 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj nuk ka ndalur së monitoruari se sa po respektohen rregullat anti-Covid 19 në Kosovës.

Të shtunën  në orët e vonshme Zemaj së bashku me Policinë dhe Inspektoratin kanë vizituar “Abi Çarshinë”, shkruan Arbresh.info.

Gjatë këtij aksioni institucionet e rendit dhe Zemaj kanë vëzhguar dhe kontrolluar në lokale se sa po mbahet distanca 2 metra dhe bartja e maskave.

Arbresh.info, ka siguruar disa fotografi ku janë mbyllur disa nga lokalet në Prizren të çilat nuk po respektonin masat anti-Covid-19.

Ndër lokalet e mbyllura është edhe një klub i natës “Skenderbeu”, në qendër të Prizrenit.

Këto janë disa fotografi:

 

Ndryshe, Zemajn është duke kryer kontrolle javore në ditët e vikendit në qendra të mëdha dhe lokale ku janë më të frekuentuar nga njerëzit për të parë nga afër respektimin e masave.

Pas këtij inspektimi, Zemaj ka kontrolluar edhe disa lokale në “Shadërvan” në qendër të Prizrenit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara