Zemaj kritikon ministrat që nuk po marrin pjesë në seancat e Kuvendit

11:02 | 7 Dhjetorë 2017

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se nuk e kupton përse 22 ministrat e kabinetit qeverisës nuk marrin pjesë në seancat e Kuvendit.

Zemaj ka thënë se gjithë këta ministra i kanë nga 2 ose 3 zëvendësministra dhe prapë injorojnë Kuvendin, shkruan arbresh.info.

“Nga 22 ministra çdo ditë në seanca publike pothuajse minimalisht është pjesëmarrja e tyre. Ne do t’i kishim arsyetuar po të ishin të vetëm por marrë parasysh që i kanë nga 2 ose 3 zëvendësministra nuk e kuptoj pse ata nuk marrin pjesë në seancë”, ka thënë Zemaj.

Këtë deklaratë Zemaj e bëri gjatë seancës së sotme të Kuvendit kur po diskutohet për Programin e Qeverisë 2017-2021./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale