Zemaj: Jemi në përgatitje të përballjes me çfarëdo situate të shkaktuar nga pandemia

15:21 | 28 Shtator 2020

Është mbajtur sot takimi i radhës i Komitetit për vlerësim dhe koordinim të situatës lidhur me Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj pas takimit  tha se do të angazhohen që masat të respektohen në përpikëri, raporton arbresh.info

Zemaj tha se, si kryesues i këtij komuniteti kërkova qe çdo kush ta bëjë punën në terrenin e vet.

“Kemi një situatë me të qet, sa i përket vlerësimit epidemiologjik. Ne në këtë takim insistuam të marrim mendim nga dikasteret dhe të shpërndajmë përgjegjësi dhe të rritemi për efektin në zbatushmerinë e masave sidomos të masave të reja. Kërkojmë rritje për zbatueshmerin e masave të reja. Si kryesues i këtij komuniteti kërkova qe çdo kush ta bëjë punën në terrenin e vet. Të jenë të përbashkët ta vazhdojmë të mbajmë trendin e përmirësimit. Vlerësimet janë që ne duhet të vazhdojmë në zbatueshmerinë e masave interesimi ynë këto dit ka qenë mbarëvajtja në shkolla, si edhe sot që filluam me kthimin e shërbimeve specialistike në QKUK dhe spitale rajonale”, ka thënë Zemaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara