Zemaj: Grupi punues po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore

19:01 | 14 Shtator 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se Grupi punes po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj tha se së bashku me anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, kanë diskutuar për plotësimin e parakushteve, pa vonesa, në mënyrë që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të jetë në funksion të plotë.

“Aktualisht, Grupi punues po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore. Pres dinamikë të shtuar për draftimin e ligjit. Jam i vendosur që sa më parë të krijohet mundësia për qytetarët të jenë të siguruar dhe përmes kësaj t’u ofrohen shërbimet e sigurimit shëndetësor”, ka shkruar Zemaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara