Zemaj flet për mundësinë e kthimit të izolimit

15:28 | 1 Gusht 2020

Në një konferencë për media, ministri i shëndetësisë Armend Zemaj ka folur për grumbullimin e qytetarëve nëpër qendra tregtare, raporton portali arbresh.info.

“Si Ministër i Shëndetësisë edhe kur kam marr postin, kemi qenë të vetëdijshëm se rritja e numrit do të jetë i madh. Kemi qenë të vendosur që të ruajmë shëndetin publik dhe ekonomik. Sigurisht nëse sot vendosim që të rikthehemi në vetëizolim, dukshëm do të kishim rënie të numrit me të infektuar”, tha Zemaj.

“Unë isha dëshmitar nga terreni dhe kam marrë mesazhe nga qytetarët se kemi grumbullim të qytetarëve dhe me këtë rast, do t’i ndërmarrim masa tjera shtesa”, u shpreh Zemaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara