Zeka: Taksa duhet të hiqet

23:51 | 13 Shtator 2019

Kreu i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, i ftuar në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se taksa duhet të hiqet sepse nuk ndikon në raport me Serbinë, përveç se i prish marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare.

“Taksa duhet të hiqet patjetër. Madje unë jam i vetmi politikan që them publikisht se taksa duhet të hiqet”, është shprehur Zeka.

Ai ka thënë gjithashtu se taksa me Serbinë vetëm na i prish marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare.

“Taksa nuk ndikon absolutisht asgjë në raport me Serbinë, përveç se na i prish marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare”, shtoi Zeka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara