Zeka: Pa u bë zvarranik i PDK-së as roje në wc nuk mund të bëhesh

16:36 | 26 Prill 2019

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët  e NISMA-së, Milaim Zeka ka komentuar deklaratën e sotme të Thaçit se Sami Kurteshi i është lut si zvarranik për postin e avokatit të popullit.

Zeka përmes një postimi në facebook ka pyetur nëse kjo është e vërtetë, shkruan arbresh.info.

“Presidenti Sami Kurteshit: “Mu ke lute si zvarranik” Kështu i tha presidenti sot deputetit te VV-se, Sami Kurteshit, për ta bere avokat te popullit. A është e vërtetë kjo?!”, ka shkruar ai.

Zeka ka shtuar se pa u bë zvarranik i PDK-së, as rojë e ËC nuk ke mujt me u bo.

“Po. Për mos mem thane kështu, nuk kam pranuar asnjë post mbas lufte. Pa u ba zvarranik i PDK-LDK-se, as roje e ËC se publike s’ ke mujte mu ba…|, ka përfunduar ai.

Ndryshe gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Hetimor për rastin e gylenistëve, i ftuar ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili mori pjesë por deri tani nuk u përgjigj në asnjë pyetje.

Mbledhja ka marrë kahje tjetër, deputetët janë përplasur mes vete e shpesh herë në to është përfshirë edhe Thaçi./Arbresh.info/

 

Lexo edhe: Thaçi i thotë Kurteshit: Me ke lut si zvarranik

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara