Zëdhënësi i MSh-së u përgjigjet specialistëve të stomatologjisë

11:52 | 12 Shtator 2019

Zëdhënësi i MSh-së, Faik Hoti  është deklaruar  për medie pas protestës së specialistëve stomatologë të papunë

Hoti tha se në udhëzim Administrativ do të bëhen këto ndryshime duke mos cekur kohës se kur do të ndodh.

“Kërkesa e tyre është e kahershme. Ne sot i takuam kolegët dhe janë të mirëpritur në ministri. Shqetësimet e  tyre pretendohen që të shtrohen në këtë udhëzim. Ai udhëzim duhet ti rrefkëtoj kërkesat e specialistëve. Nuk mund të cekim kohë  kur do të bëhen këto ndryshime”, tha Hoti para mediave.

Një grup specialistësh në Stomatologji kishin dal para Ministrisë së Shëndetësisë  për të kërkuar përgjigje për premtimin që ministri Uran Ismaili u kishte dhënë.

Përmes një proteste simbolike ata kërkuan përgjigje nga ministri për ndryshim të një udhëzimi Administrativ që ua mundëson punësimin e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara