Zbulohet busti i Madeleine Albright

15:27 | 12 Qershor 2019

Ish sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në shënimin e 20 vjetorit të përfundimit të sulmeve ajrore të NATO-s dhe hyrjes së trupave tokësore, që mundësuan përfundimin e luftës në vendin tonë.

E për ta nderuar figurën e lartë të saj, Kosova i ka përgatitur edhe një bust në shenjë mirënjohje dhe kontributi për çlirimin e vendit.

Busti i Albright i punuar nga skulptori Luan Mulliqi është zbuluar në kuadër të shumë aktiviteteve që po organizohen me rastin e shënimit të 20-vjetorit të hyrjes ushtarake të NATO-s, përkatësisht trupave shumëkombëshe të KFOR-it.

Prishtina përveç bustit nga sot ka edhe sheshin “Albright”, që ndodhet afër American School of Kosova, jo larg obeliskut të pavarësisë “Newborn”.

Në këtë aktivitet përveç zonjës Albright i pranishëm ishte edhe ish-presidenti, Bill Clinton që dha urdhër të ngritën aeroplanët për ta mposhtur Serbinë, e cila po bënte spastrim etnik dhe masakra të shumta ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Madeleine Albright, 82-vjeçare, është sekretarja e parë femër dhe njëherit e 64, e nominuar nga presidenti i atëhershëm Bill Clinton dhe e konfirmuar si e tillë nga senati me 99 vota për dhe asnjë kundër.

Ajo ishte në postin e sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga 23 Janari i vitit 1997 deri me 20 Janar të vitit 2010. Ajo ka kontribuar për lirin e Kosovës gjatë viteve të vështira të luftës dhe për ta shpërblyer shteti i Kosovës e ka nderuar me Medaljen e Artë të Lirisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara