Zafir Berisha ankohet se NISMA është dëmtuar në Prizren

12:45 | 8 Tetor 2019

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Zafir Berisha ka thënë se edhe në këto zgjedhje ka pasur probleme që sipas tij janë të okrestruara. Sipas Berishës, votat e NISMËS nga disa qendra votimi në Prizren i janë bartuar një partie tjetër.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka thënë se mos procesimi i rezultateve nga qendrat votuese në Billushë, Vlashnje e Petrovë në ëeb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po bëhet me qëllim për të iu dhënë material atyre që nuk janë ndalur duke folur rreth NISMA’s.

“Bartja e votave në qendrën votuese 2042 A, 2001A në qendra tjeta votuese në Prizren nga Nisma me nr.122 në subjektit nr.121 është tregues se dikushë është i interesum të krijoi opinion të gabuar me vetëdije”, ka shkruar Berisha.

Edhe pse dita zgjedhjeve nuk është përciellë me parregulësi si nga e kaluara, ato nuk kaluan edhe pa probleme që po delë…

Publiée par Zafir Berisha sur Mardi 8 octobre 2019

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara