Ymeri: Nuk do të ndalen aksionet derisa marrëveshjet të kthehen mbrapa

14:21 | 10 Shtator 2015

Visar Ymeri, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, gjatë një konference për media ka thënë se më anë të nënshkrimit të marrëveshja për energjinë me Serbinë, vëhet në mëdyshje drejtpërsëdrejti ekzistencën e Kosovës.

Sipas tij, Republika e Kosovës më nuk po mbrohet si fakt nga Qeveria e Kosovës por po shendohet në dy mendimet sa i përket statusit të Kosovës, qe i bie sipas tij se këto negociata për pronën mund të dërgoj Kosovën drejt një vendimi me të cilin pronësia do të jetë e ndarë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Më këtë marrëveshje kryeministri Mustafa ka pranuar se brenda territorit të Kosovës janë dy mendime të kundërta te cilat sipas kësaj marrëveshje e kanë legjitimitetin e barabartë. Prona qe gjendet në territor të Republikës së Kosovës është e Kosovës dhe në paragrafin tjetër thuhet se Serbia konsideron se në pajtim me ligjin vendor dhe ndërkombëtar dhe rezolutën 1244 qe prona brenda territorit të Kosovës është në pronësi të Serbisë”, ka thënë Ymeri.

Sipas tij, sistemi i energjisë në Kosovë ndahet në dysh dhe se me këtë marrëveshje, ndërhyrjet ilegale të Serbisë në tregun energjetik në Kosovë po legalizohen.

Naim Hoxha Visar Imeri Vetëvendosje VV Foto Arsim Namani (3)

Ndër të tjerash, Ymeri ka konsideruar se Kosova nuk mund të ketë edhe Republikë edhe Zajednicë, prandaj këto marrëveshje duhet të kthehen mbrapsht.

“Protestat janë të rëndësishme. Këto marrëveshje ose duhet te kthehen mbrapa ose qeveria të tërhiqet. Ende nuk kemi një datë të caktuat. Ne Kosovë nuk mund te kemi edhe Republike edhe Zajednice”, ka thënë Ymeri.

Ai ka thënë se aksionet simbolike do të vazhdojnë, dhe se nëse Isa Mustafa do të jetë kryeministër, duhet të sillet si i tillë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara