Ymeri: Kompania e re kosovare e energjisë do ta falimentojë Kosovën B

15:27 | 17 Prill 2019

Deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka folur rreth ndërtimit të termocentralit të ri të energjisë në Kosovë

Ymeri e ka konsideruar themelimin e kësaj ndërmarrje si të dëmshme, shkruan arbresh.info

“Ashtu siç u veprua me privatizimin e rrjetit të shpërndarjes, i cili ishte i dëmshëm dhe shkatërrues për Republikën e Kosovës, njësoj konsiderohet edhe kjo, pra themelimi i kësaj ndërmarrje të re në kuadër të projektit më të madh të dëmshëm, marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë Contour Global dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ndërtimin, menaxhimin dhe funksionalizmin e termocentralit Kosova e Re” tha Ymeri

Ai ka treguar disa nga dëmet të cilat që mund ‘i sjellë themelimi i kësaj ndërmarrje të re.

Janë së paku 7 dëme që mund t’i sjellë kjo ndërmarrje e re dhe tërë logjika që e përcjellë këtë lloj të privatizimit, gjenerimit në Kosovë të Energjisë Elektrike.
E para është që ndërmarrja e re e energjetike e Kosovës, në bazë të kontratës për ndërtimin e termocentralit Kosova e re, ka vetëm një mision, blerjen e gjithë energjisë në dispozicion nga termocentrali Kosova e Re.
Meqë në bazë të kontratës termocentrali do të filloj në vitin 2023, ndërmarrja e re e formuar tani nuk do të ketë asnjë funksion në tregun e energjisë, për vite të tëra ne do të paguajmë, prej rrogave të anëtareve të bordit e të punonjësve e shpenzime të panevojshme” tha Ymeri

“New Kosovo Electricity Company” (NKEC) e cila do të ketë për detyrë të blejë tërë kapacitetin prodhues të termocentralit të ri, sipas Ymerit, do e falimentojë Kosovën B.

“NKEC do ta falimentoj Kosovën B, sepse ndonëse do të ketë çmime më të lira, nuk mund ta konkurroj Kosovën e Re, që do të ketë çmime të garantuara. Rrjedhimisht do të detyrohet ta ulë prodhimin ose ta shes energjinë nën koston e prodhimit. Ideja e themelimit të kësaj është që të ndërmjetësohet, dhe kjo të shfrytëzohet si balancim i çmimit të lartë të blerjes së  megavatit të energjisë elektrike të termocentralit Kosova e Re dhe një çmimi më të ulët të shitjes dhe në këtë drejtim do të jenë paratë publike ato të cilat do t’i kompensojnë në sektorin e tërësishëm të sistemit energjetik” tha Ymeri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara