Xhafer Tahiri nderohet me titullin “Qytetar nderi” i qytetit Norwalk të Iowas

11:44 | 17 Gusht 2018

Në një ceremoni solemne ku krahas flamurit të SHBA është ngritur edhe flamuri i shtetit të Kosovës, qyteti i Norwalk në Iowa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka akorduar kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri titullin “Qytetar Nderi” dhe i është dhënë ‘Çelësi i Qytetit të Norwalk’ nga kryetari Tom Phillips.

Ky titull i është akorduar kryetarit Tahiri me motivacionin për avancimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Iowa-së, konkretisht marrëdhënieve në mes të qytetit të Vushtrrisë dhe ati të Norwalk-ut.

Ndarjen e këtij titulli, në këtë ceremoni kryetari Tahiri e ka vlerësuar edhe për raportet shumë të mira mes popullit të Kosovës dhe atij amerikan. “Ky është një nderë i madh për mua dhe për qytetin e Vushtrrisë. Jam krenar për këtë çmim por edhe për raportet e shkëlqyera në mes te popullit të Kosovës dhe popullit amerikan. Do të punojmë që partneriteti ynë të jap rezultate konkrete”,  ka deklaruar Tahiri me rastin e pranimit të titullit.

Tashmë dy studentë nga Vushtrria studiojnë në Iowa. Bashkëpunimi në mes të dy qyteteve do të fokusohet në arsim, zhvillim ekonomik dhe shkëmbime kulturore.

Me këtë ceremoni është hera e parë kjo që flamuri i Kosovës nderohet në SHBA jashtë ambienteve të misioneve diplomatike të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara