Walker-Kurtit: Ngutu bëje qeverinë

12:27 | 14 Janar 2020

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, ka takuar sot kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në selinë e partisë.

Ai i ka thënë Kurtit të ngutet dhe ta bëjë qeverinë sa më parë, njofton Klan Kosova.

“Kanë kaluar 100 ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve të 6 tetorit dhe duhet të formohet koalicioni qeverisës”.

Walker gjithashtu ka thënë se bisedimet për ndarjen e posteve janë metodë e vjetër e një sistemi të vjetër.

Ndërkaq, kur Kurti ka përshëndetur Walker nuk ka pranuar të flasë para gazetarëve.

Walker dje gjatë ditës ka qëndruar edhe në zyre të LDK-së ku është takuar me kryetarin Isa Mustafa dhe kanë folur për koalicionin e mundshëm me Vetëvendosjen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara