VV prezanton anketë: 65% e qytetarëve janë të kënaqur nga qeverisja Kurti

12:48 | 7 Korrik 2020

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi ka paraqitur një sondazh të bërë nga Lëviza Vetëvendosje për ish-qeverinë Kurti.

Ai ka thënë se mbi 64.8 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me qeverisjen Kurti , shkruan arbresh.info.

” 64.8 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me qeverisjen Kurt,i ndërsa vetëm 28.6 mendojnë ndryshe. Me një mostër prej 160 respodentë, 70 për qind e të rinjve janë të kënaqur me qeverinë Kurti”, ka thënë ai.

Bislimi ka shtuar gjithashtu se 58% e të anketueseve janë për zgjedhje të parakohshme.

“58 për qind janë për zgjedhje të parakohshme, atëherë kur shihet nuk do ketë krizë 47. 8 për qind e shohin Albin Kurtin si person me të duhur për pozitën e kryeministrit, 3.7 Hashim Thaçi”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara