VV nuk shkon në Kuvend komenton seancën: Po jepet shfaqje për grabitje nga aktorët e etshëm për pushtet

12:12 | 3 Qershor 2020

Nënkryetarja e VV’së, Fatmire Kollçaku e ka quajtur seancën e Kuvendit të Kosovës si shfaqje nga aktorë të etshëm për pushtet, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kollçaku ka thënë se përmbysja e demokracisë nuk lejohet dhe si dëshmi këto ditë qytetarët po deponojnë nënshkrimet në peticionin gjithëpopullor me moton ‘Duam Zgjedhje’.

“Sot, Teatri & Kuvendi i Republikës së Kosovës ka në repertor shfaqjen me titull “Si të grabitet pushteti” me aktorët e etshëm për pushtet pa marrë parasysh vullnetin qytetar. Për më tepër, me aktorë të mirënjohur dhe të shpenzuar ndër vite duke vrapuar pas realizimit të politikave të interesave personale, grupore e klanore, me qëllim të pasurimit dhe në dëm të qytetarëve dhe shtetit edhe ashtu të varfër.”, ka shkruar ajo.

 

 

Sot, Teatri & Kuvendi i Republikës së Kosovës ka në repertor shfaqjen me titull “Si të grabitet pushteti” me…

Publiée par Fatmire Mulhaxha Kollçaku sur Mercredi 3 juin 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara