VV kërkon seancë për arsimin parauniversitar

10:35 | 14 Shkurt 2019

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se grupi parlamentar i këtij subjekti politik ka dorëzuar kërkesën që Kuvendi i Republikës së Kosovës të organizojë një debat të veçantë parlamentar në lidhje me përgjegjësinë e Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve përgjegjëse mbi organizimin arsimit parauniversitar në Kosovë.

Në kërkesën që i kanë dorëzuar Kuvendit të Kosovës shkruan se “Në shkurt të vitit 2017, pas interpelancës nga Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj ish ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z.Arsim Bajrami me dakordimin e të gjitha grupeve parlamentare u miratua më 9 shkurt 2017, rezoluta Nr. 05-R-008 në lidhje me organizimin e arsimit parashkollor, parafillor dhe parauniversitar në Kosovë.

Rezoluta me 12 pika ka gjetur zbatim shumë të pjesshëm e për disa çështje shumë të rëndësishme nuk ka gjetur aspak zbatim.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Qeveria nuk e kanë marrë seriozisht as në buxhetin e as në iniciativa të tjera të sanksionuara me ligj arsimin parauniversitar, përfshirë atë parashkollor dhe parafillor”

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara