Vushtrri: Arrestohen tre persona, dyshohet se vodhën në objektin e vjetër të gjykatës

00:06 | 21 Janar 2020

Tre persona janë arrestuar në flagrancë si të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘vjedhje’, pasi ky rast është raportuar gjatë ditës së sotme në Stacionin Policor në Vushtrri.

Arrestimi i dy të dyshuarave është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se sot rreth orës 12:00, në rrugën “Gëzim Rama” në Vushtrri, tre të dyshuarit në bashkëveprim në objektin e vjetër të gjykatës kanë kryer veprën penale ‘vjedhje’, me ç’rast nga hapësirat e objektit kanë vjedhur pjesë të ndryshme të metalit.

Materialet e vjedhura dhe veglat me të cilat është kryer vepra penale janë sekuestruar dhe do të procedohen në rast si prova materiale.

Ndërsa, pas intervistimit tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./kk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara