Vuçiq dhe Putin flasin për Kosovën më 15 shtator në Moskë

00:16 | 9 Gusht 2018

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryetari i Federatës Ruse Vladimir Putin do të takohen në Moskë më 15 shtator.

Temë e qendrore e takimit të tyre, njofton gazeta e Beogradit “novosti” , do të jetë zgjidhja e çështjes së Kosovës.

Para këtij takimi Vuçiq do të takohet në Bruksel me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi.

Ky do të jetë takimi i 13 – ndërmjet Vuçiqit e Putinit.