Vuçiq: Administrata e Trumpit e tregon që është ai interesuar dhe tenton të gjejë zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë

23:05 | 10 Tetor 2019

Aleksandar Vuçiq, Presidenti i Serbisë, ka thënë se janë të kënaqur me ndërmjetësimin e Evropës në dialogun Kosovë-Serbi.

Vuçiq në një intervistë për Klan Kosova ka deklaruar se taksa e vendosur ndaj tyre i ka kthyer në shekullin e 13-të.

“Ju tash më pyetni pse është shmang këto janë forma unë mund të them që jemi të kënaqur me ndërmjetësimin evropian, neve amerikanët do të na ndihmojnë nëse ne nuk kuptojmë që nuk ka zgjidhje kompromisi. Kjo në mënyrë të mrekullueshme, administrata e Trumpit e tregon që është i interesuar dhe tenton të gjejë zgjidhje, edhe njerëzit duhet të tentojnë të na gjejnë zgjidhje të na ndihmojnë”.

“Por nuk ka asgjë nga kjo nëse ne kësisoj bisedojmë, nuk e duam as Listën Serbe në Qeveri, nuk do të bisedojmë për këtë, nuk duam të heqim taksën. Ju duhet të kuptoni pse nuk u thonë njerëzve në Kosovë se në vitin 2006 është nënshkruar marrëveshja e CEFT-ës duhet të flasim për qarkullim të lirë të mallit të kapitalit dhe njerëzve”.

“Në vitin 2008 nga këndvështrimi jonë keni shpall pavarësinë kundër drejtësisë dhe nga viti 2006 nuk e kemi ndërprerë marrëveshjen CEFTA, 12 vite më vonë na ndërpritni dhe na ktheni në shekullin e 13-të, vendosni barriera dhe ndalim tregtinë dhe mendoni të mbetet, taksa le të mbetet, do të jetojmë siç jetojmë por kjo është e keqe”.

Vuçiq ka deklaruar se dëshiron që të ketë lëvizje të shqiptarëve dhe të serbëve, që të ju jepen leje të punës.

“Ne e duam këtë si kusht të avancimit dhe përparimit tonë dhe tua them kemi vendosur kontroll të përbashkët me Maqedoninë Veriore me kalimi e sezonës disa nga të dy palët kanë gjetur interes t’i braktisin objektet e përbashkëta duhet të flasim edhe më tutje për integrimin dhe për lirimin për qarkullimin e mallrave dhe të njerëzve”.

“Por ka shumë serb që shkojnë në Shqipëri pse nuk ua mundësoni këtë njerëzve pse të mos fitoni nga kjo, unë dua që të ju të vini më shumë në Beograd, a ka probleme a është sillur dikush keq ndaj jush?

“Dua të ju shoh më shumë në Beograd, dua që ju të shpenzoni shumë para këtu, dua të ju shoh të punoni këtu. Nuk e kuptoj si të përparojmë ne kemi shumë punë këtu në shumë fusha të japim leje punë për secilin nga të dy territoret”.

Vuçiq ka deklaruar se me Ramën ka pasë një takim të mirë në New York

“Me Ramën jemi takuar në New York kemi pas një takim të mirë, pra rëndom takimet e tilla ky ka qenë takim i mrekullueshëm dhe mendoj se edhe sot edhe neswr do flasim në mënyrë korrekte”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara