Vuçiç takon Pompeon: Bisedime për Kosovën dhe marrëveshjen finale me Serbinë

13:14 | 19 Gusht 2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të takohet me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, të martën, në margjinet e një takimi të këshillit të sigurimit të kombeve të bashkuara, në Nju Jork.

Lajmi konfirmohet nga vetë departamenti amerikan i shtetit në një deklaratë për shtyp. Sipas mediave serbe, temë kryesore e bisedimeve midis Vuçiqit dhe Pompeos, do të jetë situata në Kosovë.

Pompeo do të marrë pjesë në një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, dhe është planifikuar të takohet edhe me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për arritjen sa më parë të një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian janë ndërprerë që nga nëntori i vitit të kaluar, për shkak të taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, të cilën e ka vendosur Qeveria e Kosovës.

Masa, sipas zyrtarëve në Prishtinë, është ndërmarrë për shkak të fushatës kundër shtetësisë së Kosovës, që e kanë zhvilluar zyrtarët serbë./tch/

Lajmet më të lexuara